Menu

Informacion

Pa letra – ti ke të drejta!

A jeton dhe punon në Zvicër pa leje qëndrimi?

Atëherë nuk je vetëm! Në Zvicër jetojnë më së paku 100’000 njerëz si ti. Atyre u thonë «Sans Papiers» (Pa Letra) ose «Ilegalë». Shumica prej tyre janë në të vërtetë «Punëtor/e me lejeqëndrim të parregulluar». Ata pastrojnë, kujdesen për fëmijë, punojnë në ndërtimtari, nëpër restorante apo te bujqit.

Edhe nëse ti jeton në Zvicër pa leje qëndrimi, ke të drejta themelore. Të drejtat e njeriut nuk janë të ndërlidhura me statusin e qëndrimit. Ato vlejnë për të gjithë.

Kjo fletushkë përmban informata të dobishme mbi jetën e përditshme dhe të jep sqarime mbi të drejtat tua elementare. Ndihmë mund të japin edhe këshillimoret për «Sans Papiers», grupet e solidaritetit, sindikatat ose avokate/ët (shiko adresat në fund).